Milani hyn në garë për yllin e Sassuolos
Është edhe Milani në listën e skuadrave pretendente që duan të firmosin me sulmuesin anësor të Sassuolos Jeremie Boga. Ky i fundit është një zbulim i skuadrës nga Reggio Emilia.

I dalë nga akademia e Chelsea-t, Boga ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Sassuolos.

Blutë e Londrës kanë një opsion për riblerjen e tij mbi bazën e 16 milionë eurove, por Chelsea nuk është prirur ta rikthejë në Stamford Bridge lojtarin duke paguar klauzolën. Përveç Milanit për Boga interesohen edhe Napoli e Atalanta.
Shtuar më 20/05/2020, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori