Milani i bëri dalje, Andre Silva bëhet me skuadër të re
Andre Silva shumë shpejt do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Monacos në kampionatin francez.

Sikurse raporton Calciomercato.com, sulmuesi ditën e sotme ka udhëtuar për në Principatë dhe pritet që të bëjë edhe vizitat mjekësore, e më pas të firmosë edhe kontarën.

Dy sezone më parë, portugezi u afrua nga skuadra e Portos për 40 milionë euro tek Milani dhe dukej si një përforcim shumë i mirë i kuqezinjve, por që në fakt nuk rezultoi të ishte ashtu.

Në sezonin e fundit futbollistik, ishte pjesë e skuadrës së Sevillas në La Liga në formën e huazimit, por spanjollët nuk e blenë kartonin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori