Nëse Milani arrin Championsin, mban Bakayoko dhe ofron në skuadër një talent dhe një lojtar të madh
Nëse Gennaro Gattuso ia del të kualifikojë Milanin në Champions League sezonin e ardhshëm “Elliot” sjell përforcime , shkruan Albeu.com

Mediat Italiane kanë zbuluar se Leonardo është duke u marë me 3 operacione të rëndësishme në merkaton e verës, mission që duket drejt përfundimit.

Bakayoko, është lojtari i cili po bën mjaft mirë në mesfushën e Milanit mirëpo kartoni i tij I përket një tjetër skuadre për momentin. Klubi dhe lojtari vet dëshiron të qëndrojë në Milano edhe për këtë Milani pritet të ulet në tavolinë për të diskutuar rreth kartonit të lojtarit i cili vlen 38 mln euro.

Allan Saint-Maximin, talenti për të cilin po folet shumë nëpër media kohët e fundit. Sulmuesi i dajthtë i Nice përqehet shumë nga Leonardo. 21 vjeçari do të ishte një goditje perfekte për të ardhmen. Për të siguaruar shërbimet Milani duhet të përgatisë një çek jo më pak se 20 mln euro.

Milinkoviç-Saviç, për mesfushorin serb u fol shumë gjatë verës por asgjë nuk ndodhi ai vazhdoi të luajë me skuadrën e Lazios. Tani duket se edhe kartoni i serbit është ulur ndjeshëm, Milani është gati të jap goditjen finale për mesfushorin që tani vlerësohet 80 mln euro nga 120 mln që ishte më parë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori