Milani i dashuruar me brazilianët, një tjetër talent gati ti bashkohet kuqezijve
Milani duket se është e dashuruar me lojtarët brazilian. Pas blerjes së Pakestës në janar, kuqezinjtë tentojnë të "godasin" dhe një lojtar tjetër.

Everton Souza Soares është sulmuesi i Gremios me të cilin duket se po merret Milani momentalisht. Përn interesin e kuqezinjve, lojtari ka folur për "Sport Mediaset".

"Jam shumë i kënaqur për interesin e Milanit, pasi është një ekip i madh në nivelet më të larta europiane. Të shohim se si do të shkojnë gjërat, por unë jam i lumtur, pasi më kërkon një skuadër e madhe", ka thënë Everton.

Ndërkaq kur ai është pyetur nëse do të pëlqente të ishtë shok skuadre me Paketën, ai është përgjigjur pozitivisht: "Pse jo? Shpesh bëj shaka me Paketën dhe i them se nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur mund të bëhemi shok skuadre".

Këto fjalë ishin një shkelje syri për Milanin, e cila nëse nuk do ta humbasë lojtarin duket të lëvizë shpejt dhe në mënyrën e duhur. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori