Milani i shet mbrojtësin Torinos
Giampaolo i bën një nder tjetër Milanit, pasi vecç gjetjes së ekipit i merr edhe një nga lojtarët që zor se do të gjente hapësira te kuqezinjtë sezonin e ardhshëm.

Ricardo Rodriguez do të nënshkruajë për 4 sezone me Torinon dhe gjithçka është e mbyllur. Sky Sport raporton se edhe mes klubeve është gjetur marrëveshja.

Torino do të paguajë për mbrojtësin zviceran shumën e tre milion eurove. Kjo shumë do të rritet edhe më tej, sipas bonuseve të përcaktuara në kontratë.
Shtuar më 14/08/2020, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori