Milani ka më shumë futbollistë argjentinas se Interi
Pëlqej
Nëse Interi ka qenë gjithmonë një koloni argjentinase, Milani ka pasur shumë lojtarë brazilianë.

Por, me kalimin e viteve diçka ka ndryshuar në kampin kuqezi dhe ndoshta për herë të parë janë ata që kanë 3 lojtarë argjentinas në skuadër, kundrejt vetëm 2 të Interit.

Në ekipin e Gattusos luajnë mbrojtësi Mateo Musacchio, mesfushori Lucas Buglia dhe sulmuesi Gonzalo Higuain.

kampin zikaltër janë vetëm dy sulmuesit Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez. Në një skuadër ku ligjin e kanë bërë Zanetti, Samuel, Veron, Simeone, Cambiaso dhe Milito është e vështirë të shohësh vetëm dy argjentias.

Dhe si për çudi, janë pikërisht argjentinasit që formojnë shtyllën vertebrale të Milanit që nga mbrojtja deri në sulm.
Shtuar më 17/10/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori