Milani kërkon marrëveshje me UEFA-n për të qëndruar jashtë Europa League
Milani mund të mos luaj në Europa League në sezonin e ardhshëm edhe pse kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen.

Siç raportojnë mediat në Itali, Milan ka kërkuar një marrëveshje me UEFA-n për tu përjashtuar një vit nga garat evropiane.

Kjo marrëveshje është në këmbim që skuadrës të mos i kufizohen shpenzimet në merkaton e verës.

UEFA pritet të jap përgjigje brenda 71 orëve dhe në rast se kjo pranohet atëherë Gazdis do të mund të shpenzoj lirshëm në merkato.
Shtuar më 18/06/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori