Milani kërkon mesfushor, shigjeton yllin e Atalantës
Milan po kërkon të përforcojë mesfushën për sezonin e ardshëm teksa së fundmi kuqezinjtë kanë piketuar mesfushroin e Atalantës Timothy Castagne.

23 vjecari është protagonist kryesor i Atalantës këtë sezon. Falë paraqitjeve të mira në fushë ai ka fituar dhe një vend në kombëtaren belge teksa ka zhvilluar 2 ndeshje si titullar.

I kërkuar nga Fiorentina dhe Lazio gjatë merkatos së janarit, Tuttosport njofton se për të afruar mesfushorin nevojiten 25 milionë euro.

Castagne është pjesë e klubit bergamas prej vitit 2017. Ai ka zhvilluar deri më tani 32 ndeshje në Serina A duke realizuar dhe dy gola. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori