E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Milani kërkon "Pirlon e ri", sytë mbi Granit Xhakën
Në kërkim të një futbollisti me këmbë të mira, ose më saktë në kërkim të një "Pirlo të ri". Është e vështirë të gjesh pasardhësin ideal për regjisorin italian, por Milani po e provon diçka të tillë.

I vëzhguari special në shtëpinë kuqezi, sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", është Granit Xhaka, 22-vjeçari i Borussia Moenchengladbach. Lojtar që kushton më pak se Axel Witsel që pëlqehet nga presidenti Berlusconi (Zenit kërkon 22 milionë euro).

Për shqiptarin e Zvicrës, që më parë është kërkuar si nga Interi ashtu edhe nga Napoli, mund të vlejë rreth 9 milionë euro, aq sa klubi gjerman pagoi në vitin 2012 për ta marrë nga Baseli.

Më parë Milani ka shfaqur interes edhe për vëllain e madh të Granitit, Taulant Xhakën. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori