Milani kërkon të veshë sërish kuqezi Aubameyang
Milani pritet të kthehet fuqishëm në merkato, pasi vetëm gjatë verës besohet se do të investohen rreth 120 milionë euro. Kjo shifër do të shpenzohet për t’i dhuruar Montellës dhe një qendërsulmues të aftë për të garantuar 25 gola në sezon.

Kuqezinjtë do të përpiqen me të gjitha mënyrat për të sjell yllin e Borussia së Dortmundit Pierre-Emeric Aubameyang, i cili e mendon të mbyllur ciklin ne Bundesligë në përfundim të sezonit aktual.

Sulmuesi me origjinë nga Gaboni është rritur pikërisht në akademinë e Milanit dhe për t’i bindur drejtuesit e Dortmundit kuqezinjtë duhen të shpenzojmë për kartonin e tij të paktën gjysmën e buxhetit që është parashikuar për merkaton e verës, më saktë nga 60 deri 70 milionë euro.
Shtuar më 11/02/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori