Milani i Gennaro Gattusos ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 3-2 kundër Sampdorias, pas dy humbjeve radhazi.
Fillimisht
Milani e kishte marrë epërsinë, që në minutën e 17', kur Patrick Cutrone kishte shënuar golin e parë të ndeshjen.
Vetëm katër minuta më vonë ishte barazuar gjithçka me golin e Riccardo Saponaras.
Dhjetë minuta më pas
Sampdoria përmbysi rezultattin me golin e sulmuesit, Fabio Quagliarella.
Megjithatë, kjo pjesë e parë nuk përfundoi me kaq pasi Gonzalo Higuain arriti ta shënojë golin e barazimit nëntë minuta para se të mbyllej pjesa e parë.
Pjesa e dytë nuk pati kaq shumë gola pasi që asnjëra nga ekipet nuk arriti të krijojë shumë raste. Por,
Milani u tregua më i rrezikshëm me Suson që arriti t'i sigurojë fitoren skuadrës së tij.
Pas kësaj fitoreje
Milani renditet në vendin e 7 me 15 pikë po aq sa edhe
Sampdoria. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 20:15