Milani me dy mungesa të rëndësishme ndaj Genoas
Milan ka publikuar listën e të grumbulluarve për sfidën e sotme ndaj Genoas që do të luhet në orën 15:00. Te lojtarët e grumbulluar bien në sy dy mungesa shumë të rëndësishme.

Gigio Donnarumma dihej që nuk do të ishte i gatshëm, ndërsa në momentet e fundit edhe Simon Kjaer është konfirmuar që do të mungojë. Danezi duket se nuk e ka kaluar dëmtimin dhe nuk do të luajë as ditën e sotme.

Vendin e Kjaer pritet që ta mbajë përsëri i riu Gabbia, i cili duket më i avantazhuar se Musacchio. Sa i përket pjesës tjetër, mesfushës dhe sulmit, nuk ka asnjë mungesë.

PORTIERË

Begović, A. Donnarumma, Soncin.

MBROJTËS

Calabria, Conti, Gabbia, Hernández, Laxalt, Musacchio, Romagnoli.

MESFUSHORË

Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Çalhanoğlu, Kessie, Paquetá, Saelemaekers.

SULMUES

Castillejo, Ibrahimović, Leão, Rebić.
Shtuar më 08/03/2020, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori