Milani mendon shitjen e kapitenit Bonucci
Pëlqej
Nuk kanë fund telashet për Milanit. Ditët e fundit është projektuar edhe shitja e kapitenit Leonardo Bonucci, i cili kaloi tek kuqezinjtë mes shumë polemikash.

Bilancet negative që ka "Djalli" në aspektin ekonomik mund të detyrojnë klubin të heqë dorë, kjo edhe për faktin se Bonucci përfiton një pagë shumë të lartë. PSG dhe Chelsea janë 2 skuadrat e interesuara për italianin.

Mbrojtësi mund të jetë një dhuratë për trajnerin Maurizio Sarri i cili pritet të prezantohet shumë shpejt te londinezët. Edhe Manchester United është një opsion, gjithsesi shanset më të mëdha janë që futbollisti të transferohet në Londër. Milani do të shqyrtojë oferta që do të mbërrijnë për kapitenin më pas do të vendosë për të ardhmen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori