Milani merr tre pikët e rradhës kundër Fiorentinës
Pëlqej
Milani arrin të marrë një tre pikësh të rëndësishëm në ndeshjen e javës së 13 të kampionatit Italian të futbollit duke mbajtur kreun e klasifikimit. Kundërshtar i Mialnit këtë mbrëmje ka qënë Fiorentina e cila ka qënë shumë e ngathët para një Milani jo shumë shkëlqyes.

Ka qënë Ibra ai që i ka dhënë fitoren Milanit me një gol në minutën e 45 të pjesës së parë duke e mbyllur takimin me rezultatin 1-0.

Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e parë 4 pikë më shumë se Lazio e vëndit të dytë. Albeu.com transmetoi drejtëpërdrejt ndeshjen. (albeu.com)
Shtuar më 20/11/2010, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori