Milani mposht JUven, fiton trofeun Luigi Berlusconi (VIDEO)
Albeu.com
Milani ka mposhtur Juventusin në penalti, pas barazimit 1-1, për të fituar trofeun Luigi Berlusconi Trophy në miqësoren e sotme në San Siro. Avantazhin Juventusit ia dha përforcimi i ri, Diego, në minutën e 27-të të ndeshjes, kur braziliani bëri një vrap në mes të fushës dhe dërgoi një goditje ...... nga distanca, e cila u devijua nga mbrojtësi Thiago Silva dhe mposhti portierin Marco Storari.

Milani arriti të barazojë vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, kur sulmuesi brazilian Alexandre Pato dërgoi topin me kokë në rrjetën e Gianluigi Buffon, pas një harkim të përkryer nga zëvendësuesi Ignazio Abate.

Ronaldinho humbi një shans në minutat e fundit të ndeshjes, kur pas një lëvizje të mirë, kaloi Felipe Melon dhe Nicola Legrottaglien, por goditja e tij përfundoi jashtë shtylle, për të çuar lojën në penalti, ku më të saktë ishin rosonerët.


Ja golat dhe momentet kryesore te ndeshjes:



Shtuar më 18/08/2009, ora 17:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori