Milani ndeshet sonte me Leccen, tifofozët kanë marrë këtë vendim
Milani do të luajë në "San Siro" ditën e sotme kundër Leçes, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

Stefano Pioli do të debutojë ditën e sotme në stolin e "Djallit", ku mori vendin e të larguarit Giampaolo.

Megjithatë ndryshe nga herët e tjera, skuadra sot nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve ultras.

Ndonëse janë shitur rreth 50 mijë bileta, tifozët kanë marrë vendimin që gjatë gjithë 90 minutave të qëndrojnë të heshtur.

Kjo në mënyrën e një proteste ndaj drejtuesve të klubit dhe skuadrës, të cilët kanë marrë rezultate negative në këto ndeshje të para.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", tifozët ultras kanë vendosur që të mos vendosin asnjë banderolë në stadium, por do të qëndrojnë të heshtur gjatë gjithë takimit.
Shtuar më 20/10/2019, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori