Milani ëndërron Benzeman në merkaton e verës
Milani do të ketë në dispozicion plotë 130 milionë euro për të shpenzuar në merkaton e verës në sajë të një buxheti ekstra të ofruar nga kinezët.

Një ndër emrat më të përfolur është dhe Karim Benzema, i cili është i pari në listë. Lajmin e interesimit të kuqezinjve për Benzema e ka konfirmuar edhe e përditshmja spanjolle “As”, që ka shtuar se francezi në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bernabeu, raporton Albeu.

Ai është në kërkim të një ekipi të ri, ndaj Milani mund të jetë zgjedhja e duhur për të në të ardhmen.


Shtuar më 21/02/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori