Skuadra e Milanit po luan në “San Siro” ndaj Chievos në një takim që ka nisur mbarë për kuqezinjtë pasi janë në
avantazh të trefishtë.
Gonzalo Higuainështë autori i dy
golave ndërkohë që
Bonaventura mban firmën e një goli. Bomberi argjentinas po tregon dhe një herë tjetër peshën që ai ka për fanellën e kuqezinjve.
Golin e parë argjentinasi e shënoi në minutën e 27 ndërkohë që golin e dytë në të 34 minut. Tashmë po luhet pjesa e dytë ku
Bonaventura ka shënuar golin e tretë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018,
ora 16:12