Milani në gjurmët e Beneventos, vendos rekordin negativ me humbjen ndaj Napolit
Si të mos mjaftonte starti negativ dhe humbja në sfidën e djeshme ndaj Napolit, Milani i Vincenzo Montellas regjistroi një tjetër rekord negativ, duke imituar skuadrën më të dobët të Serisë A, Beneventon.

Në përballjen me Napolin, kuqezinjtë nuk hyrën qoftë edhe një herë të vetme në zonën e napolitaneve, në të gjithë pjesën e parë. Të njëjtën gjë ka regjistruar edhe Benevento në takimet me Napolin dhe Juventusin.

Një pjesë e parë katastrofike për Milanin në “San Paolo”. Ndërkohë Napoli gjuajti plot 14 herë drejt portës së Donarumës, dhe kontrolloi topin 60 %. Edhe pse në pjesën e dytë futbollistët milanistë e morën disi veten, duke dalë në lojën e tyre, kjo gjë nuk e shmangi humbjen 2-1. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori