Milani në hall, 375 milionë euro borxhe
Pëlqej
Një tjetër sezon në hije për Milanin, një tjetër sezon larg arenës së milionave që ofron kompeticioni më i rëndësishëm në rang klubesh në Europë, Champions League, ka bërë që situata financiare në shtëpinë kuqezi të përkeqësohet. Edhe pse administrata po punon për të ulur kostot në skuadër, duke nisur nga pagat e lojtarëve, e vërteta është se sivjet edhe borxhet e tyre kundrejt bankave dhe filialeve të tjera financiare kanë pësuar rritje, nga 342 në 375 milionë euro.

Shkak është mungesa në kompeticionet UEFA, e cila garanton dhjetëra milionë euro, jo vetëm nga pjesëmarrja e nga sponsorët, por edhe nga të drejtat televizive.

Gjithsesi, edhe arkëtimet e klubit kanë ndikuar, duke pësuar një rënie sivjet, nga 329.3 në 278.7 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar më 14/08/2014, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori