Milani në kërkim të eksperiencës, nisin kontaktet me fantazistin francez
Pasi kanë afruar të rinj të shumtë në ekip, që kanë rritur entuziazmin dhe dëshirën për të fituar,së fundi drejtuesit e Milani janë vënë në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, për të kompletuar edhe më shumë ekipin.

Kështu pak ditë më parë me skuadrën u bashkua sulmuesi veteran kroat, Mario Mandzukiç, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin Italian, por edhe në arenën ndërkombëtare, ndaj pritet të jetë një vlerë e shtuar në rrugën drejt titullit kampion.

Së fundi Maldini ka nisur kontaktet me francezin Samir Nasri, i cili është aktualisht pa skuadër, pasi ka prishur kontratën me Anderlechtin. Fantazisti 33-vjeçar ka një eksperiencë të madhe me klube si Arsenal, Manchester City, Sevilla, etj., ndërsa te Milani e shohin si lojtarin ideal për të zëvendësuar turkun Hakan Calhanopglu në raste mungesash.
Shtuar më 24/01/2021, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori