Milani në ndjekje të Shaqirit
E ardhmja e talentit shqiptar të Baselit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit mund të jetë ekipi italian, Milan."Calciomercato", të hënën ka raportuar se Shaqiri brenda një kohe të shkurtër mund të bëhet pjesë e kuqezinjve.

Reprezentuesi shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer në skuadrën e tij Basel, dhe tashmë shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke e vëzhguar vazhdimisht.

Sipas "Calciomercato", drejtuesit e Milanit, do të synojnë që gjatë verës së ardhshme ta sjellin në "San Siro", Shaqirin, për të cilën interesim kanë shprehur edhe Borussia e Dortmundit, Bayern Munchen, Lazio, Napoli, Juventus e Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori