Milani në sulm për Mattia Destro-n
Vazhdojnë kontaktet mes Milanit dhe Romës për Mattia Destron. Drejtori Sportiv i verdhekuqve Walter Sabatini duhet ti bëjë ballë futbollistit që kërkon të largohet, por nuk pranohet që largimi të bëhet në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. Vlerësimi që Roma i bën lojtarit kap shifrën e rreth 20 milionë eurove.

Por sipas asaj që shkruan sot "TuttoSport", Adriano Galliani kërkon ta huazojë Destron në shifrat 3-5 milionë euro deri në fund të sezonit si dhe të fusë në tratativa edhe sulmuesin e tij Stephan El Shaarawy. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2015, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori