Milani ngec në transfertë, barazon pa gola ndaj Bolognas (VIDEO)
Pëlqej
Milan ka vazhduar me rezultatet negative edhe në Serie A. Pas eliminimit nga Europa League, skuadra e Gattussos ka barazuar sonte kundër Bolognas me rezultatin 0-0.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Milan, të cilët sulmonin por nuk arritën që ta gjejnë golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë Milan vazhdonte të sulmonte por në minutën e 76' u ndëshkua me të kuq Tiemoue Bakayoko.

Higuain pati një mundësi në minutat shtesë por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit e Bolognas.

Me këtë barazim Milan e ka rrezikuar pozitën e 4, pavarësisht se Lazio ka dy pikë më pak se ata në pozitën e pestë, ndërkohë për vend të katër mirë është duke ecur edhe Atalanta që ka vetëm tri pikë më pak se Milan.
Shtuar më 18/12/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori