Milani ngelet duarbosh, Napoli më pranë yllit të PSV-së
Hirvin Lozano është një nga lojtarët më të kërkuar në Itali.
23-vjeçari luan te PSV-ja në Holandë dhe Napoli e Milani do të luftojnë për të marrë shërbimet e tij.

Por, duket se Napoli është një hap më përpara Milanit, për faktin se Ançeloti ka dhënë sinjal pozitiv për De Laurentis, i cili ka nisur punë dhe do të kontaktojë agjentin e tij që është Mino Raiola. Ndërsa Milani ende pret disa konfirmime brenda skuadrës për të vazhduar.

Meksikani ka një kontratë deri në vitin 2023 me holandezët, por do të kërkojë largimin për të vijuar karrirën në një kampionat në nivele të larta.

Ai këtë sezon ka shënuar 13 gola në kampionat dhe 4 në Ligën e Kampionëve. Vlera e lojtarit përllogaritet në 40 milionë euro dhe nga Napoli tashmë pritet një ofertë.
Shtuar më 19/02/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori