Paolo Maldini dhe Frederic
Massara raportohen se janë duke diskutuar rreth arritjes së një
marrëveshje me Mario
Mandzukic.
Calciomercato.com raporton se
drejtori teknik Maldini dhe
drejtori sportiv
Massara veçse kanë vazhduar bisedimet me kroatin.
Milan po mendojnë që t’i dhurojnë Stefano Piolit alternativa tjera përpos veteranit Zlatan Ibrahimovic dhe diskutimet kanë filluar.
Mandzukic preferon një kalim te Rosonerët, mirëpo ata janë duke kërkuar një
marrëveshje sa i përket pagës së lojtarit.
Pas largimit nga Juventusi në janarin e vitit të kaluar, Al-Duhail u lirua nga kontrata pas 6 muajsh qëndrim aty.
Sulmuesi kaloi një periudhë prej 4 vjet e gjysmë në Torino, duke shënuar 44 gola dhe ai kontribojë në 17 asistime pas 162 ndeshjeve për Biankonerët.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 11:19