Milani nuk di të fitojë, barazon me Torinon (VIDEO)
Milani ka harruar të fitojë. Pas humbjes së javës kaluar, Milani ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e sotme me Torinon, duke shënuar barazimin e tetë këtë sezon.

Milani e filloi me penalti që në minutën e 3-të. Nga gjuajtja nga pika e bardhë, Jeremy Menez shënoi për 1-0 për Rosonerët.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Mattia De Sciglio i Milanit, u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Nëntë minuta para përfundimit të ndeshje (81'), Torino arriti të barazojë rezultatin falë golit të shënuar nga Kamil Glik.

Pas këtij barazimi Milani arrin në kuotën e 26-pikëve në pozitën e shtatë, ndërsa Torino është e 13-ta me 19 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori