Milani nuk ndalet, synon bomberin e Nicës (VIDEO)
Një emër bombë ka dalë në orët e fundit në lidhje me merkaton e Milanit. Leonardo po punon që të rrëmbejë 21-vjeçarin Allan Saint-Maximin i cili luan tek Nice.

Kontaktet tashmë kanë filluar plotësisht dhe marrëveshje de facto tashmë po arrihet.

Problemi i vetëm qëndron të bindë skuadrën e Nice që ta lërë futbollistin të largohet në janar .

Kërkesa e parë e klubit Francez ishte rreth 40 milionë, por Milani ofroi 25 deri në 28 milion euro.

Operacion duket i vështirë pasi dhe koha nuk premton shumë. Saint-Maximin vlerësohet shumë nga trajneri Gattuso i cili është i gatshëm ta ketë nën urdhërat e tij futbollistin. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori