Milani nxjerr në shitje Hakan Çalhanoglu
Milani ka nxjerrë në shitje mesfushorin Hakan Çalhanoglu i cili nuk po përshtatet me kuqezinjtë. Turku i lindur në Gjermani, erdhi me shumë bujë nga Bayern Leverkuesn në verën e vitin 2017 por deri më tani ka dështuar, shkruan Albeu.com

Së fundmi sipas Milan News për 24 vjecarin skuadra e Leipzig ka shfaqur interes. Ekipi gjerman ka ofruar 20 milion euro dhe kuqezinjtë tashmë po e shqyrtojnë ofertën.

Hakan Çalhanoglu deri më tani ka luajtur 46 ndeshje me Milanin teksa ka shënuar dhe 6 gola. /albeu.com/



Shtuar më 23/12/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori