Milani ofron 30 milion për Bakayokon, Chelsea nuk pranon
Telenovelës "Tiemoue Bakayoko" nuk po i vjen fundi. Milani vazhdon të ushtrojë presion mbi Chelsea-n për të arritur te kartoni i mesfushorit, që kërkohet me ngulm nga trajneri Pioli. Bisedimet mes palëve vazhdojnë prej një kohe të gjatë, por pa arritur një marrëveshje mes tyre.

Drejtuesit e klubit Italian nuk pranojnë të ndryshojnë ofertën dhe Maldini po synon të ulë disi pretendimet e Chelsea-t, që për të lënë të lirë futbollistin kërkon jo më pak se 30 milionë euro.
Shtuar më 29/09/2020, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori