Milani për turp, mposhtet në shtëpi nga Genoa (VIDEO)
Milani është mposhtur në shtëpi nga Genoa me rezultat 1-2.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me loje më të mirë të Milanit për një nuancë, por ishin mysafirët ata të cilët arritën të shënojnë dy gola.

Goli i parë u shënua nga veterani Goran Pandev (7’), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Francesco Cassata (41’) qoi epërsinë në 0-1.


Në pjesën e dytë Milani arriti ta rris nivelin e lojës dhe rasteve duke krijuar më shumë derisa gjeti edhe një gol të pamjaftueshëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 77-të dhe ishte ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi për 1-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj humbje ndodhet në vendin e shtatë me 36 pikë.



Shtuar më 08/03/2020, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori