DETAJET/ Pse u përjashtua Milani nga Europa League
Milani nuk do të marrë pjesë në edicionin 2019/2020 të Europa League.

Komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë ka marrë vendimin për të përjashtuar kuqezinjtë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubeve.

Ky i vendim i CAS i cili tashmë është zyrtarizuar vjen pas problemeve që ka patur klubi kuqezi me fair play financiar.

Kuqezinjtë, të renditur në vendin e pestë në Serie A, kishin fituar të drejtën të luanin në fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë.

Ditën e sotme vetëm klubi kuqezi ka njoftuar përmes një komunikate që nuk do të garojë në Ligën e Evropës në sezonin 2019-2020.

Dënimi i Milanit pritej dhe kjo për shkak të shkeljes së rregullave të Fair-Play financiar.

Sot është bërë zyrtar edhe vendimi i CAS, ku Milani e kishte dërguar çështjen.

Në vendin e Milanit, në Ligën e Evropës do të luajë Torino, derisa Roma do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve të kësaj gare.

Shtuar më 28/06/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori