Milani po endet për të gjetur zëvendësuesin e Zlatan Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic po ngroh motorët për super ndeshjen kundër Napolit, që shënon rikthimin e kampionatit pas pauzës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Sulmuesi suedez, në ndeshjen e fundit para pushimit, kundër Veronës, e pranoi se kishte nevojë për këtë ndërprerje, për shkak të ndeshjeve të shumta të zhvilluara me kuqezinjtë.

Drejtuesit kanë besim të madh te 39-vjeçari nga Malmö, por një klub që synon majat, duhet të punojë edhe me lojtarët që mund t’i japin frymëmarrje sulmuesit suedez. Kjo është arsyeja pse kupola drejtuese e Milanit nuk e hedh poshtë idenë e afrimit të një sulmuesi në merkaton e dimrit, si alternativë për Ibrahimovicin kur nuk është në formë apo kur duhet të pushojë.

Në Holandë ditët e fundit ka ridalë në skenë emri i Donyell Malen, një futbollist i ri dhe me shumë perspektivë, që luan në radhët e PSV-së. 21-vjeçari, i cili ka për menaxher Mino Raiolan, konsiderohet një element që mund të rritet krah Zlatanit. Pengesa e madhe është paga dhe çmimi që i ka vënë skuadra holandeze kartonit të sulmuesit, sikurse është edhe me Luka Jovicin e Real Madridit. Serbi në pronësi të klubit “merengues” do të ishte i gatshëm të huazohej në një klub që do t’i jepte më shumë hapësira në formacion, por edhe në këtë rast nënshkrimi do të ishte një problem i madh për t’u kapërcyer. Kështu që Stefano Pioli po vlerëson lojtarët e duhur për t’i alternuar me Zlatanin dhe mes tyre është patjetër Ante Rebic …
Shtuar më 15/11/2020, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori