Milani pranë akordit me sulmuesin e Sevillas
Higuaini do të konfirmohet të Milani gjatë merkatos së janarit dhe ai nuk do të shkojë tek Chelsea, dhe as Morata në Milano, shkruan Albeu.com.

Së fundmi sipas asaj që raporton Uebsajti "Estadio Deportivo' nënvizoi se Milani dhe Sevija kanë mbyllur mbrëmjen e djeshme akordin për huazimin deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje, të Luis Muriel.

Klubi iberikas do të diskutojë në orët në vazhdim vetëm kushtet për pagesën e lojtarit, por Milani ka pranuar që të marrë përsipër rrogën e kolumbianit deri në fund të sezonit.

Dhe në mungesë të ndonjë surprize të mundshme, sulmuesi kolumbian dhe ish-lojtari i Udinezes e Sampdorias, do të veshë bluzën kuqezi në ditët e para të janarit. /albeu.com/

Shtuar më 30/12/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori