Milani sakfrifikon Suson, për Sanit-Maximin
Ylli i Nicës Saint-Maximin me shumë mundësi në fund të këtij sezoni do ti bashkohet Milanit.

Leonardo dhe Maldini kanë marrë kontaktet e para që në janar me përfaqësuesit e lojtarit dhe ata të klubit francez, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet me sukses gjatë merkatos së verës.


Megjithatë për të mbyllur me sukses këtë operacion, drejtuesit e kuqezinjve duhet të shesin një nga titullarët e sulmit dhe emri i përzgjedhur duket se është ai i spanjollit Suso.

Ky i fundit vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe do të siguronte një plusvalencë të rëndësishme për merkaton e kuqezinjve, të cilët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë më shumë se 25 milionë euro për kartonin e Saint-Maximin.

Për spanjollin ka shfaqur interes të fortë Arsenali, që edhe këtë të premte pati disa skautë në Verona, për të ndjekur ndeshjen mes Chievos dhe Milanit, ndërsa në ditët në vijim, pritet të nisin edhe bisedat zyrtare mes klubeve.





Shtuar më 12/03/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori