Milani shënjestron talentin e Sassuolos
Megjithëse dje ishte dita e Lukas Paketës, Milani nuk e ndërpreu veprimtarinë në merkato. Interesi për Stefano Sensin e Sassuolos është tashmë i njohur, teksa ka zëra që garantojnë edhe një akord të klubit me lojtarin në lidhje me pagën dhe kontratën në rast zbarkimi në Milano.

Pengesat e vetme mbeten kërkesat e Sassuolos që zotëron kartonin e 23-vjeçarit. Drejtuesit e klubitSassuolos duan të paktën 25 milionë euro, teksa arkat e “Djallit” nuk kanë më shumë se 20 milionë euro.

Marrëdhëniet me presidentin Skuici (milanist) janë të shkëlqyera, por më shumë sesa kostot e lojtarit, ato mund të ndikojnë te formula e pagesës me Leonardon, që kërkon një huazim me të drejtë blerjeje, me paratë që do të likuidoheshin në disa sezone.

Distanca mes palëve nuk duket e madhe, teksa te Milani synojnë të mbyllin bisedimet brenda javës, me Sensin që do t’i bashkohej ekipit në avionin drejt Zhedah në Arabinë Saudite, ku Milani do të luajë finalen e Superkupës italiane. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori