Milani shton interesin për mbrojtësin e Liverpool
Milan është seriozisht i interesuar për transferimin e Dejan Lovren nga Liverpooli.

Sipas Nicolo Shcira nga “Gazzeta dello Sport”, Lovren është zgjedhja e parë e Milanit për të përforcuar vijën e mbrojtjes.

Vlado Lemic, një ndërmjetës i kroatit, është takuar me zyrtarët e Milanit sot në mëngjes.

Liverpooli për kartonin e Lovren po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Lovren te Liverpooli fiton 5 milionë euro, ndërsa te Milani janë të gatshëm t’i ofrojnë 12 milionë euro për katër sezone.

Shtuar më 16/07/2019, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori