Milani siguroi vendin e parë grupet e Europa League, flet Pioli
Stefano Pioli, trajneri i Milan-it, ka komentuar fitoren kundër Sparta Prague dhe vendin e parë në Grupin H të Europa League:

"Ishte e rëndësishme ta interpretonim mirë ndeshjen, jam i gëzuar sepse lojtarët janë gjithmonë gati", ka thënë Pioli për Milan TV.

"Nëse do të bënim të mundur edhe që të vuanim më pak dhe t’i mbyllnim ndeshjet kur është e mundur, do të ishte akoma më mirë".

"Kalulu? Në stërvitje, kur mungonin qendërmbrojtësit, e kemi provuar në atë pozicion, ai më ka thënë se kishte luajtur në atë pozicion me ekipet e moshave dhe ka bërë mirë".

"Hauge? Ka bërë një gol të bukur, edhe këtë herë, por mund të përmirësohet akoma".

"Tatarusanu? Është një portier të cilit mund t’i besosh. Është zëvendësi i një prej portierëve më të mirë në botë. Por jam i kënaqur, nuk duhej t’ia linim Sparta-s rastin e fundit, por ai ka qenë gati".
Shtuar më 11/12/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori