Milani zyrtarisht nenshkruan me Cissokhon
Albeu.com
Milan ka nënshkruar marrëveshje zyrtare me mbrojtësin francez të Portos, Aly Cissokho. Milan do të paguaj 15 milionë euro, si edhe nga një milionë euro për çdo trofe të fituar gjatë kohës së qëndrimit të Cissokhos në San Siro.“Bisedimet kanë qenë mjaft intensive. Mendojmë se Cissokho është një lojtar i fuqishëm, pasi kjo është dëshmuar edhe me interesimin e skuadrave të rëndësishme evropiane, madje edhe në momentet vendimtare derisa po arrinim marrëveshjen. Mirëpo, në fund, miqësia jonë e gjatë me drejtuesit e Portos triumfoi”.

“Përvetësimi i Thiago Silvas, i cili ende nuk i ka mbushur 25 vjet, dhe Cissokho që ende nuk i ka 23 vjet, është përgjigje për një projekt preciz: një skuadër të re, të freskët, konkurruese dhe me baraspeshimin e llogarive. Kjo është rruga të cilën do ta ndjekim edhe në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, për faqen zyrtare të klubit.
Shtuar më 14/06/2009, ora 23:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori