Milani një "mallkim" për Icardin, s'u ka shënuar asnjëherë
Mauro Icardi ka një objektiv të qartë këtë fundjavë, që të shënojë në derbin e "Madoninës". Skuadra kuqezi është e vetmja në Serinë A, të cilët sulmuesi argjentinas nuk ka mundur dot t’i shënojë asnjëherë duke u kthyer në një tabu që zgjat që nga momenti që ai mbërriti në Itali.

Deri tani Icardi ka qenë në fushë kundër Milanit në 7 ndeshje, por në asnjë prej tyre nuk ka qenë në gjendje që të gjejë golin ndaj kuqezinjve.

Në total, Icardi ka luajtur 475 minuta ndaj Milanit, 90 me fanelën e Sampdorias dhe 385 minuta me fanellën e Interit duke mos e gjetur asnjëherë mënyrën për të çuar topin në rrjetën e kuqezinjve. Këtë të dielë ai do të synojë që të hedhë poshtë këtë rekord negativ.

Shtuar më 15/11/2016, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori