Milanit i fillojnë halet e mëdha, shitja e klubit hetohet për pastrim parash
Pëlqej
Sipas gazetave italiane La Stampa dhe Secolo XIX, Silvio Berlusconi po hetohet për pastrim parash në shitjen e Milanit tek kinezi Yonghong Li.

Dy gazetat La Stampa dhe Secolo XIX pohojnë se Milani u shit për 300 milionë euro më shumë se klubi në të vërtetë kishte vlerë.

Një hetim thuhet se është hapur në pastrimin e mundshëm të parave nga Berlusconi, grupi i tij Fininvest dhe kinezi Yonghong Li.

Mediat italiane theksojnë se kjo është kohë e keqe për Berlusconin, i cili sapo u zhyt në arenën politike me partinë e tij Forza Italia./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori