Alarm për bombë në Milano, një grua harron dhuratën e fëmijëve
Një alarm për bombë vendosi në alarm Milanon, aty ku sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve.

Një pako e dyshimtë është gjetur në stacionin e Cadornas duke i detyruar njerëzit që të zbresin nga trenat. Një grua harroi një pako, të cilën u gjendën dhurata për fëmijë, teksa dy linja trenash u pezulluan për disa orë.

Cadorna është një ndër stacionet më të ngarkuar të Italisë. Gjithsesi festa nuk u ndal nga kjo ngjarje e pazakontë, pasi tifozët e Atletivos dhe Realit, po shijojnë këtë ditë fantastike. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2016, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori