Milano nga Kumanova, festoi daljen e saj në Evropë
Albeu.com
Skuadra e Milanos edhe pse ka pësuar në ndeshjen finale ata kanë festuar në sheshin e qytetit të Kumanovës me një program artistik muzikor ku kanë kënduar Altuna Sejdiu dhe Ermira Ademi.“Edhe pse kemi pësuar humbje ne do të shkojmë në Evropë”, kanë thanë organizatorët e këtij manifestimi.
Për dy orë të plota ka ushtuar qendra e Kumanovës me këngët e këtyre dy këngëtarëve si dhe kënga e Milanos të cilët i kanë shoqëruar edhe tifozët e skuadrës, ndërkohë që në tribunat e sheshit nuk ka munguar edhe prezenca e atë gjithë kryesisë së klubit dhe të lojtarëve të cilët së bashku edhe kanë vallëzuar dhe kënduar. Janë duartrokitur dhe falënderuar pronarët e klubit Milano dhe Bashkimi, vëllezërit Bajrush e Naim Seferi, nga tifozët, i cili ishte një falënderim i veçantë për mbështetjen dhe përkrahjen që po jep në ngritjen e futbollit kumanovar. Trajneri i klubit, Gjore Jovanovski në fjalën rastit duke përshëndetur të pranishmit ka thënë se “më vjen keq që sonte në këtë gëzim, të daljes sonë në Evropë nuk arritëm të marrim edhe Kupën e Maqedonisë. Shpresojmë se vitin e ardhshëm do t’ia arrijmë një gjë të tillë. Ai i është falënderuar publikut. Ndërkaq, Faruk Statovci, pasi ka përshëndetur të gjithë ka pohuar se dalja në Evropë është një sukses i madh i klubit dhe i Kumanovës. Duke ju falënderuar për përkrahjen ai ka thënë se vitin e ardhshëm do të fitohen të dy trofetë. (INA)
Shtuar më 26/05/2008, ora 16:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori