Miliarda euro borxh, futbolli italian drejt falimentimit
Seria A
Diferenca e madhe mes kostove dhe fitimeve të futbollit italian nuk njeh më asnjë limit. Sezonin e shkuar, 2010-11 e gjithë lëvizja profesioniste e futbollit italian (klubet e Serie A dhe B) kanë shtuar 428 milionë euro më shumë “malit” me borxhe të akumuluar në vitet e fundit. Gjendja është kritike.

Fitimet ulen, kostot ngrihen, stadiumet boshatisen, vetëm 19 nga 107 klubet profesioniste kanë mbyllur me 0 fitime edicionin. Vetëm në Serinë A borxhet kanë prekur shifrën e 2,6 miliardë eurove, teksa futbolli italian ka zhvlerësuar pasurinë e tij me 204 milionë të tjera.

Borxhet – Ditën e djeshme FIGC (Federata Italiane) ka konfirmuar preokupimin e saj, për hetimin e bërë nga mediat italiane. Futbolli italian është i zhytur në një “mal me borxhe”.Në Itali po ndodh diçka e njëjtë me atë që po ndodh edhe në kampiontet e tjera europiane. Nga Franca, në Angli, për të përfunduar në Spanjë. Minuset në bilance janë kthyer në gjendje emergjente.

Shifrat e prezantuara në Romë brenda "Report Calcio", dalin nga qendra e studimeve, me iniciativë speciale të FIGC-së, janë të frikshme. Borxhi i Serisë A është ngjitur në 2,6 miliardë euro, duke u rritur me 14% ndaj vitit të shkuar. Humbja neto e të gjithë futbollit italian është 428 milionë euro, një gropë e rritur me 80 milionë (më shumë se 23%). Dhe kjo ndodh në të gjitha frontet. Nga Serie A në kategorinë e dytë. Borxhet financiare të Serisë A rëndojnë në 35% të shifrave, 16% janë ato komerciale, 21% drejt një sektori specifik, ndërsa 28% të mbeturat janë borxhe të tjera.

Fitimet – Totali i vlerës së futbollit italian në sezonin e fundit është ulur me 1.2%, duke kaluar në një vlerë ekuivalente me 2.5 miliardë. Seria A gjeneron 82% të fitimeve të përgjithshme, Seria B 14%, ndërsa Lega Pro vetëm 4%. Kostot e prodhimeve janë 2.9 miliardë euro, pra të rritura me 1.5%, edhe pse, për herë të parë në vitet e fundit ritmi i rritjeve është ulur ndjeshëm, që nga momenti që në vitet e shkuara gjithçka stabilizohej tek 6%.

Stadiumet – Largimi nga stadiumet italiane është e çertifikuar nga numrat. Në të gjitha kampionatet profesioniste ka 4.4% spektatorë më pak (-2,4% në Serinë A, -3,2% në Serinë B, -11% in Divizionin e Parë, -19,9% në Divizionin e dytë). Shkallët gjithmonë e më bosh do të thonë edhe më pak para. Dhe, në fakt, i gjithë futbolli italian ka arritur vetëm 22.4 milionë fitime (-8.2 %). Tashmë, i gjithë sistemi i bilanceve të klubeve italiane ekuilibrohet vetëm nga të drejtat TV. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2012, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori