Miliarderi jordanez kërkon Romën
"Corriere dello Sport" jep një lajm të bujshëm. Roma është pranë përfshirjes në klub të një investitori nga Jordania emri i të cilit për momentin nuk zbulohet por që është gati të investojë miliona euro për të ngritur klubin në nivele të larta.

Mister X, sipas raportimeve ka një pasuri personale mbi 2 miliardë dollarë dhe ka investuar në shumë fusha të tjera në Itali dhe tani ka ndërmend të marrë një pjesë të aksioneve të Romës.

Raportohet se presidenti Pallota ka zhvilluar disa takime me palën e interesuar, takime që përshkruhen si shumë pozitive dhe frytëdhënëse.

Madje gazeta italiane shkruan se menjëherë pas akordit, aksioneri i ri do të lëshojë "çekun" e parë prej 30 milionë eurosh për të rritur buxhetin për merkaton e verës. Nuk është çudi që në fund të sezonit, në timonin e Romës të afrohet edhe një trajner i madh si Ancelotti apo Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori