Miliarderi rus, behet pronar i nje ekipi te NBA-se
Albeu.com
Miliarderi rus, Mihail Prokhorov, ka emëruar Irina Pavlovan si presidente të kompanisë që do të mbikqyr edhe ekipin e basketbollit "Nju Xhersi Nets". Ky i fundit është pjesë e NBA-së, Asosacionit Kombëtar të Basketobollit në SHBA.
Pas blerjes së ekipit amerikan të basketbollit, Prokhorov u bë pronari i parë i një ekipi të NBA-së i cili nuk është nga Amerika e Veriut. Prokhorov ka premtuar që brenda pesë vitesh do ta shohë ekipin e "Nju Xhersi Nets" në finale. Vitin e kaluar ky ekip ka shënuar rezultatet më të dobëta në kampionat.
Shtuar më 21/05/2010, ora 09:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori