Milik ndihmon spitalet në vendlindje me ushqim falas
Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik ka vënë në dispozicion restorantin e tij në Katowice për të gatuar, paketuar dhe dërguar ushqimin në spitalet e qytetit ku është rritur, njoftojnë mediat polake.

Polaku mbetet në Napoli, por ai i ka dal në ndihmë vendlindjes nëpërmjet restorantit “Food & Ball”, duke furnizuar me ushqim spitalet nëpër qytet.

“Të mbrojmë shëndetin”, ka qenë mesazhi në Instagramin e restorantit, ndërsa vazhdohet përkrahje për luftimin e koronavirusit.

Futbollistët e sportistët po vazhdojnë të ndihmojnë në mënyra të ndryshme luftën kundër pandemisë, ndërsa po bartin mesazhet që të qëndrohet në shtëpi.


Shtuar më 29/03/2020, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori