Milinkovic: Kishim përballë një kundërshtar shumë të vështirë
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Kukësit, Milinkoviç, u shpreh se ekipi i tij pati shanset për të shënuar edhe golin e dytë ndaj Skënderbeut, por lojtarët gabuan shumë në finalizim, madje edhe kur korçarët ishin me 10 lojtarë. Tekniku serb u shpreh i shqetësuar për organikën e ekipit, dhe thotë se pret afrime në merkaton e janarit nga klubi.

“Kishim përballë një kundërshtar shumë të vështirë. E dinim nivelin e Skënderbeut dhe në pjesën e dytë kishim mundësitë tona. Ky nuk është justifikim, por nëse do Guri do kishte shënuar, gjërat do të ishin ndryshe. Gabuam gjithmonë në pasin e fundit. Gabuam edhe kur Skënderbeu ishte me 10 lojtarë.”

“Kjo ndeshje nuk vendos gjithçka për kampionatin. Pavarësisht diferencave në klasifikim, kampionati është i gjatë dhe nuk është mbyllur sot.”

“Sot futa në lojë vetëm lojtarë të rinj, pasi nuk kemi përbërje aq cilësore sa lojtarët e stolit të futen dhe të ndryshojnë fatin e takimit. Duhet bërë merkato patjetër nga klubi.” u shpreh Milinkovic. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2017, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori