Milinkoviç mendon ende largimin, menaxherët takojnë drejtuesin e …

Lazio e nisi sezonin e ri të kampionatit italian me dy humbje radhazi, ndërsa mesfushori serb Sergei Milinkoviç-Saviç ka qenë futbollisti që ka zhgënjyer më shumë, pasi nuk është shfaqur në nivelin e pritshmërive ndaj tij.

Pas një vere mes kampionatit botëror dhe merkatos, mesfushori mbeti te Lazio, pasi Lotitto nuk u josh nga ofertat e Manchester United e Real Madrid, që shkuan deri në shifrën e 100 milionë eurove.

Gjithsesi merkatoja në Francë e Spanjë nuk ka përfunduar ende, ndaj mesfushori serb sheh ende një dritë shprese për t’u larguar drejt një skuadre më të fortë, që luan në Ligën e Kampionëve dhe ka të tjera objektiva nga Lazio.

Kështu sipas mediave sportive në Francë, drejtori sportiv i PSG-së, Henrique ka takuar ndërmjetësuesin Pini Zahavi dhe njërin prej menaxherëve të Milinkoviç-Saviç, Zoran Vekiç, pasi tjetri është slloveni Mateja Kezman.

Synimi i klubit francez është ta sjellë menjëherë në Paris mesfushorin serb, por për të bërë këtë, duhet të derdhin 120 milionë euro në arkat e Lazios dhe pritet të verifikohet nëse ndikon apo jo në Fair Play-n Financiar.

Shtuar më 28/08/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori