Milinkoviç-Saviç del hapur: Që i vogël, ëndërroj të luaj me Realin
Sa herë që hapet merkatoja, emri i mesfushorit serb Sergej Milinkoviç-Saviç është një nga më të lakuarit, por Lazio vijon t’u rezistojë të gjithë ofertave, duke mos hequr dorë nga pretendimet për 100 milionë euro.

Fakti që mesfushori është blinduar me një kontratë të vlefshme deri në verën e 2024-ës i bën më të qetë bardhekaltrit në këtë aspekt, ndërsa trajneri Simone Inzaghi mund të llogarisë një lojtar të nivelit të lartë për të arritur rezultate.

Aktualisht Milinkoviç-Saviç është një nga më të mirët te Lazio, por pranon se një ditë dëshiron të largohet për të veshur fanellën e RealitMadridit, të cilën e ëndërron që i vogël, siç tregon në rrëfimin e tij për mediat.

"Do të doja të luanim kundër RealitMadridit, pasi do të më pëlqente të zbrisja në "Sanriago Bernabeu", megjithatë duhet të bëjmë mirë edhe ndaj Bayernit, që është një skuadër që luan futboll shumë të bukur. Objektivi më i madh i imi, që kur isha fëmijë, është që të vesh një ditë fanellën e RealitMadridit dhe punoj shumë çdo ditë që ta bëj realitet këtë ëndërr", tha Milinkoviç-Saviç.
Shtuar më 06/02/2021, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori